Reduktimet e rrymës prishin operimin me internet nga IPKO

Reduktimet e rrymës prishin operimin me internet nga IPKO

10:38, 26/12/2021

Operatori kabllor IPKO ka filluar të ketë probleme për shpërndarjen e internetit në territorin e Kosovës.

Shumë klient të kësaj kompania kanë treguar që kur kanë nisur reduktimet me rryme kanë probleme me internet nga IPKO.

Për me tepër sot në shumë qytete këta konsumator nuk kanë qasje në internet, e gjitha si pasoj e problemeve të përgjithshme të kësaj kompanie.

Syri Kosova që nga mëngjesi është duke tentuar të kontaktoj me zyrtarët e IPKO-së për të marr një përgjigje zyrtare rreth këtyre ankesave të konsumatorëve por ata nuk i janë përgjigjur thirrjeve tona deri në publikimin e këtij lajmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco