Mbi 3 orë pritje në kufirin me Serbinë, bashkëatdhetarëve u rekomandohet Mutivoda

Mbi 3 orë pritje në kufirin me Serbinë, bashkëatdhetarëve u rekomandohet Mutivoda

15:41, 24/12/2021

Qendra Kombëgtare për Menaxhim Kufitar u ka rekomentuar  bashkatdhetarë ve që të shfrytëzojnë edhe rrugët alternative për të ardhur në Kosovë, për shkak të kolonave të gjata që po bëhen në pikat kufitare më të frekuentuara.

“Ju njoftojmë, se për shkak të pritjeve të gjata në PKK Merdarë, ju mund të shfrytëzoni PKK Mutivodë, e cila ka një fluks më të ulët.

Për të marrë informacion lidhur me pritjet në kufi, për të gjitha PKK-të, mund të shfrytëzoni web faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.

https://mpb.rks-gov.net/”, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Aktualisht në Merdare pritjet janë mbi 3 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco