'Investimet strategjike në Kosovë po rrezikohen nga korrupsioni'

'Investimet strategjike në Kosovë po rrezikohen nga korrupsioni'

12:42, 24/12/2021

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur konferencën për medie gjatë të cilës ka shpalosur gjetjet e hulumtimit “Korrupsioni Copy&Paste në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, ku janë vlerësuar rreziqet nga investimet kapitale në rajon.

Diana Metushi Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, tha se investimet strategjike po rrezikohen nga korrupsioni dhe politikat në vend.

Ajo më tej ka shtuar se në bazë të analizës sektori i energjisë elektrike mbetet sfidë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

“Analiza e KDI analiza tregon se investimet strategjike rrezikohen nga korrupsioni.  Analiza nxjerr të dhëna shqetësuese në dikasterin e energjisë elektrike të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë”.

“Organizatat joqerevitare rekomandojnë që qeveritë e tyre të jenë llogaridhënëse. Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet urgjentisht t’i trajtojnë rrjetet e ujërave të zeza të lumenjve”.

Postimi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco