Dodë Gjergji për Kërshëndellat: Ngjarje shpëtimprurëse për njerëzimin

Dodë Gjergji për Kërshëndellat: Ngjarje shpëtimprurëse për njerëzimin

12:14, 24/12/2021

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka dërguar një porosi me rastin e Kërshëndellave duke e quajtur si ngjarje shpëtimprurëse për njerëzimin.

“Të gjithë janë të ftuar të kremtojnë këtë festë kaq të bukur të Kërshëndellave, mirëpo nuk duhet harruar se kjo festë nuk është thjesht një ditë sikur jemi mësuar të festojmë ditëlindjet tona, por një ngjarje shpëtimprurëse për njerëzimin”, shkruan Gjergji mes tjerash në letrën e tij.

“Kjo, sepse nëpërmjet lindjes së Krishtit, është përmbushur premtimi profetik, se Hyji do ta vizitojë popullin e vet. Është pra, ngjarja e pajtimit mes qiellit e tokës, arritje e përkryer e bashkëpunimit mes krijesës dhe Krijuesit, që na mbushë me fe, shpresë e dashuri”.

Gjergji u lut që zemrat e kosovarëve të mbushen me dashuri dhe që misionarët e krishterë të jenë të përndritur aq sa të punojnë për të mirën e popullit të Kosovës.

“I lutem Foshnjës së Betlehemit, që t’i mbushë zemrat e të gjithë njerëzve me dashuri, që të mund të duam njeri-tjetrin, të ndritë mendjet tona që të mund të jemi në shërbim të atyre që kanë nevojë dhe të punojmë për të mirën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, t’i ngushëllojë të pikëlluarit, të zbusë dhembjen e të sëmurëve dhe të dëgjojë vajin e çdo fëmije, që për çfarëdo arsyeje vuan, e sidomos nga pakujdesi ynë”.

“Për shumë mot Kërshëndellat e gëzuar e me bekime Viti i Ri 2022! Ipeshkvi i juaj Dodë GJERGJI”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco