Osmani i dërgon mesazh Pacollit në lidhje me paralajmërimet e tij se një shtet po pret ta njohë Kosovën

Osmani i dërgon mesazh Pacollit në lidhje me paralajmërimet e tij se një shtet po pret ta njohë Kosovën

13:11, 23/12/2021

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Ministria e Jashtme është në kontakt me të gjitha shtete që akoma nuk e njohin Kosovën dhe angazhohet në njohje të reja.

Osmani ka thënë se është në interes të Kosovës të mos të bëhen publike takimet me shtet jonjohëse, ajo tha se këto takime janë në diskrecion të plotë derisa të merret vendimi për njohje.

“Është MPJ e cila ka procesin në dorë, të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta me këto shtete jonjohse i zhvillon, përfshirë me shtetin që ju e përmendeni. Duhet ta dini se derisa ndodh njohje është në interesin e Kosovës mos të behen publike takimet tona me shtet jonjohëse, kjo e dëmton interesin e Kosovës, duhet ta mbrojmë diskrecionin që nganjëherë kërkohet edhe nga shtetet që bisedojmë deri në marrjen e vendimit”, tha Osmani në konferencën për media.

Osmani e cila u pyet nga gazetarët për paralajmërimin e deputetit Behgjet Pacolli, se një shtet po pret ta njoh Kosovën dhe institucionet nuk po i përgjigjen, tha se kushdo që për interesa personale ose çfarëdo qofshin ato tenton të bëjë publike përpjekjet tona drejt njohjeve ende pa u arritur rezultati, dëmton interesat e Kosovës.

“Unë shpresoj që askush në Kosovë pavarësisht funksionit nuk e ka një qëllim të mirë. Unë si presidente bashkëpunoj me të gjitha institucionet në vend, në radhë të parë me MPJ por edhe me gjithë zyrtarët institucional që kanë qëllimin të avancojnë konsolidimin e shtetësisë së Kosovës me rritjen e numrit të njohjeve”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco