Kreu i Kuvendit e pret në takim presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq

Kreu i Kuvendit e pret në takim presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq

13:02, 23/12/2021

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pritur në takim presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Milanoviç pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, përderisa më pas do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Pasdite, Milanoviq do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.

Milanoviq do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco