Ministria e Albulena Haxhiut po tradhtohet në çastet e fundit!

Ministria e Albulena Haxhiut po tradhtohet në çastet e fundit!

13:38, 04/12/2021

Ministria e Drejtësisë po paguan pak ose ekspertët po frikësohen që të bëhen pjesë e 'ushtrisë' së MD-së, për betejat e shtetit në arbitrazhin ndërkombëtar. Syri. net Kosova iu sjell detaje se si MD, ka dështuar të nënshkruaj kontratë për ekspertiza ligjore, financiare për mbrojten në arbitrazhin ndërkombëtar kundër kompanive "Devolli" dhe "IUTECredit"

 

Kosova tash e sa kohë në arbitrazhin ndërkombëtar po zhvillon një 'luftë' me tri kompani private, të cilat po kërkojnë miliona euro dëmshpërblime. 

Blerim Devolli, kundër Telekomit të Kosovës. IUTECREDIT kundër Bankës Qendrore të Kosovës dhe ContourGlobal kundër Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, janë tri betejat e mëdha me të cilat po përballet Ministria e Drejtësisë.

Për këto lëndë Ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se Kosova do të mbrohet nga Kompania “Squire Patton Boggs (US) LLP” nga SHBA

Por, kur vie puna për angazhime të tjera si ekspertiza ligjore, financiare e ekonomike, Ministria e Drejtësisë duket se po ka telashe.

Kjo pasi MD, ka dështuar të siguroj shërbime për ekspertiza, ligjore, financiare, ekonomike (bankare) për procedurën arbitrazhit për tre LLOTE.

Image

Bëhet fjalë për LLOT 1,3 dhe 4 respektivisht, Rastn "Devolli: 25183, HBB, (Ekpertizë Ligjore,LLOT 1)  rasti "IuteCredit" 25135, NHB (Ekspertizë FInanciare, LLOT3) dhe LLOT 4 Rasti "IuteCredit 25135, HBH (Ekspertizë ekonomike bankare).

MD ka dështuar të angazhoj ekspertë për këto punë, kjo pasi në njoftimin zyrtar në faqen zyrtare të prokurimit publik ka njoftuar se nuk është pranuar asnjë ofertë

“Arsyeja e anulimit per llotet LLOT 1, 3, dhe 4,është për shkak se nuk kemi pranuar asnjë ofertë nga Operatorët Ekonomik për llotet në fjalë” thuhet në njoftim.

Image

Sa po planifikonte të shpenzonte MD për këto tre shërbime?

Në njoftimin për kontratë të publikuar më 19 nëntor, Ministria e Drejtësisë kishte njoftuar se po planifikonte të shpenzonte 732 mijë e 250 euro.

Image

Cilat janë dëmshpërblimet të cilat po i kërkojnë kompanitë dhe arsyet?

 

‘Devollët’

Në arbitrazhin e dytë, Z-Mobile e Blerim Devolli kërkon rreth 13.5 milionë euro për shkak të dëmeve të shkaktuara nga Telekomi. Z-Mobile pretendon se marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2009, është në fuqi dhe nuk ka përfunduar më 31 korrik 2019, siç pretendon Telekomi i Kosovës.

Sipas kësaj kompanie, marrëveshja mbetet në fuqi për faktin që Telekomit, po më 31 korrik, i është vazhduar licenca nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.

'IUTECREDIT'

Padi në Arbitrazh kishte dërguar edhe kompania “Iute Credit”, të cilave u ishte revokua licenca nga Banka Qendrore e Kosovës.

Sipas avokatit të “Iute Credit”, mund të ketë padi me dëme deri në 12 milionë euro.

“Brenda disa ditëve do dërgohet shtyrja e vendimit në gjykatë, ta shpëtojmë IuteCredit nga likuidimi, t’i ruajmë 340 vende pune. Do mund të ketë padi në gjykatën e arbitrazhit me dëme deri 12 milionë euro. Të heqim njollën diplomatike të Kosovës për shtetin që e ka përkrahur që nga fillimi, besoj se këto padrejtësi do rishikohen në gjyqësor”, kishte paralajmëruar avokati.

Çka është arbitrazhi?

Arbitrazhi ndërkombëtar është i ngjashëm me një proçedurë gjyqësore kombëtare. Por, në vend të një proçedure para një gjyqëtari, arbitrazhi kryhet para personave të zgjedhur të quajtur arbitra.

Është një mënyrë neutrale, private dhe konsensuale për të zgjidhur konfliktet. Për më tepër, vendimi që jepet është i detyrueshëm dhe duhet te respektohet nga të gjitha palët. Normalisht, është një mënyrë më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme se një proçedurë gjyqësore

Ndryshe, Kosovës deri në fund të procesit, mbrojtja në arbitrazh pritet ti kushtoj mbi 1.5 milionë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco