Reagon 'Meli': U rrezikua siguria nacionale, të shkarkohet ministri i Mbrojtjes

Reagon 'Meli': U rrezikua siguria nacionale, të shkarkohet ministri i Mbrojtjes

16:43, 30/11/2021

Ish-deputetja e Kuvendit, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas dorëheqjes së komandantit të FSK-së, Rrahman Rama, derisa fajësoi Kurtin e Osmanin për këto zhvillime, shkruan Syri.net Kosova.

Tërmkolli, e cilësoi këtë si hakmarrje rreth humbjes së Bekim Jasharit në Skënderaj në raundin e dytë zgjedhor të 14 nëntorit.

Ajo përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, tha se nëse shkarkimi i Ramës del të jetë i vërtetë, atëherë ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, duhet të shkarkohet gjithashtu.

"Nëse ka kërkuar Ministri i Mbrojtjes ato që janë thënë në medie, duhej të shkarkohej Ministri i Mbrojtjes për rrezikim të sigurisë nacionale. Nëse kjo ka qenë kërkesë apo miratim edhe i Kryeministrit apo Presidentes, ky vend është në rrezik të madh të kalimit të veprimeve të drejtuesve më të lartë të shtetit nga politika institucionale shtetërore në parapolitikë", shkroi ajo.

Ajo shtoi se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet të deklarohen për arsyet e "ngarkim-shkarkimit" në FSK dhe të japin shpjegime për këtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco