Godet një këmbësor me motoçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Godet një këmbësor me motoçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

16:32, 30/11/2021

Një drejtues i motoçikletës godet një këmbësor në Prizren dhe largohet në drejtim të panjohur.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se këmbësori nga familjaret dërgohet për në emergjencën e Spitalit në Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësori si pasoj e aksidentit kishte lëndime te lehta.

“Me datë 24 nëntor 2021, rrethe orës 17:30,  në rrugën “Brigada 128” në Prizren, drejtuesi i motoçikletës tipit Skuter  pa  targa te regjistrimit , shkaktoi një aksident trafiku, i cili  ishte duke lëviz përgjatë rrugës “Brigada 128”,ne drejtim te fshatit Nashec dhe me te arritur afër hotel ,,MENA,, në Prizren nga pakujdesia e godet këmbësorin i cili ishte duke ecur pran rrugës ne anën e djathë, ne te njëjtin drejtim me motoçikletën. Sipas deklaratës te këmbësorit pas aksidentit vozitësi ndalet dhe e pyet e këmbësorin për lëndime i nijeti deklaron se nuk kam lëndime dhe vozitësi largohet ne drejtim te pa njohur. Me vone këmbësori nga familjaret dërgohet për në emergjencën e Spitalit ne Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësori si pasoj e aksidentit kishte lëndime te lehta, pas tretmanit mjekësor lirohet për shtëpi”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë për momentin nuk dihen shënimet e vozitësit dhe  motoçikletës, pasi nuk kanë arritur të identifikojmë.

“Pas një pune Operative është arritur qe te zbulohet i dyshuari qe ka shkaktuar  aksident trafiku me lëndime dhe është largu nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar më tej se rasti është nën hetime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco