Sveçla: Garantoj pjesëmarrje të barabartë të grave në të gjitha politikat e sigurisë

Sveçla: Garantoj pjesëmarrje të barabartë të grave në të gjitha politikat e sigurisë

11:16, 16/11/2021

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme në 21 vjetorin e rezolutës 1325 të miratuar nga OKB për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka garantuar pjesëmarrjen e barabartë dhe përfshirjen e plotë të grave në këtë sektor.

Sveçla është shprehur i lumtur që ndodhet në mesin e kolegeve ministre.

“Në 21 vjetorin e rezolutës 1325 është e domosdoshme që të punojmë edhe më shumë drejtë implementimit të kësaj rezolutë, duke mos harruar rolin që e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë gratë në shoqëri. Duhet theksuar rëndësia e grave në përpjekjet për promovimin e paqes dhe sigurisë, kjo përpjekje është pjesë e parimeve tona qeverisëse. Angazhimi ynë ne përmbysjen e kritereve të zvarritura deri më tani është obligim i yni. Ndjehem i lumtur që në kabinetin qeveritar të kem kolege ministre që kanë vullnetin dhe dijen dhe guximin për të ndjekur gjëra. Si ministër do të sigurohem që  të gjitha politikat e sigurisë të garantojnë pjesëmarrje të barabartë dhe përfshirje të plotë të vajzave dhe grave”, tha ministri Sveçla.

Ndërkaq, Koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson ka thënë kur gratë janë të angazhuara në negociata për paqe, aty ka rezultat më të qëndrueshëm dhe më pak konflikte.

“Ne e dimë që gratë janë shumë pak të përfaqësuara në negociatat për paqe dhe siguri. Kur gratë janë të angazhuara në ndërtimin e paqes dhe sigurisë ne shohim rezultat më të qëndrueshme, më pak konflikte dhe marrëveshje që paqes që zgjasin më shumë. Parimi i barazisë gjinore është gjysma e zotimeve që i jep rezoluta, ato janë një platformë për veprim që është krijuar në 95. Mbetet shumë punë për tu bërë, mirëpo ka pasur përparim, ka pasur rritje të numrit të grave në polici dhe FSK, atëherë bravo Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më institucionet kosovare për të arritur sukses në fushën e barazisë për gratë”, tha ajo.

Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Ëomen, kanë organizuar konferencën, “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco