Dështon përsëri mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, seanca parlamentare zhvillohet të enjten

Dështon përsëri mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, seanca parlamentare zhvillohet të enjten

10:34, 16/11/2021

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë Së Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj, i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se thërret seancë të radhës parlamentare.

Seanca parashihet të zhvillohet pasnesër, saktësisht më 18 nëntor në ora 10:00.

“Megjithatë nga institucionet tona dhe Kushtetua e ka paraparë që Kuvendi nuk mund të bllokohet prej ndonjë trupi të vecantë. Për këtë arsye neni 67 i Kushtetutës së Kosovës ia lejon kryetarit që të thërret seancat dhe të organizojë rendin e ditës.Pas konsultimeve dhe me nënkryetarët e poashtu edhe pasi mora mendimet e kryetarëve të grupeve parlamentare të pranishëm në këtë mbledhje vendosëm që me vendim të kryetarit të Kuvendit të caktohet seanca pasnesër me datën 18 nëntor në ora 10:00”, tha Konjufca.

“Në këtë seancë pritet të caktohet edhe nënkryetari nga radhë te PDK-së pasi zotëri Hamza pas zgjedhjeve në Mitrovicë është zgjedhur kryetar, pritet që në seancën e radhës të kompletojmë tërësisht kryesinë dhe të shpresojmë për një funksionim më të mirë të saj në të ardhmen”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco