Një natë pas zgjedhjeve rrahen mes vete në Skenderaj, përdoret edhe një armë lodër

Një natë pas zgjedhjeve rrahen mes vete në Skenderaj, përdoret edhe një armë lodër

09:54, 16/11/2021

Një përleshje fizike në mes të disa personave ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Skenderaj.

Njësitë policore pas informacioneve për një rrahje mes disa personave ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar dy persona të dyshimtë dhe ka shoqëruar për intervistim tre viktima të mitur.

Gjatë përleshjes në rrugën “Epopeja e Jasharëve”, të dyshuarit kishin përdorur një armë lodër për ti frikësuar viktimat.

Arma lodër e përdorur në këtë rast është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Në rast nuk është lënduar ndonjë person.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco