PSD publikon një video të momentit kur sulmohet Qëndron Kastrati (Video)

PSD publikon një video të momentit kur sulmohet Qëndron Kastrati (Video)

16:40, 14/11/2021

Shefi i Shtabit të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës. Ai ka publikuar edhe një video të këtij rasti.

Arianit Ibrahimi ka postuar në Facebook detaje se si ka ndodhur sulmi.

Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmur  Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok.

Por me gjasë ky nuk është material i mjaftueshëm për policinë sepse të njejtit sulmues fare nuk jane derguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë mas kundrejt tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco