Hapen të gjitha qendrat e votimit me kohë në Podujevë

Hapen të gjitha qendrat e votimit me kohë në Podujevë

07:48, 14/11/2021

Në qytetin e Podujevës janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit.

Kryetari i KKZ-së në këtë qytet, Islam Demolli, ka thënë se materiali sensitiv ka mbërritur me kohë dhe votimi është duke vazhduar në formë të rregulltë.

Qendra më e madhe e votimit në Podujevë është shkollën “Isa Boletini”, votuesi i parë aty ka qenë Beqir Namani, cili ka shkuar 15 minuta më herët.

Ai për Klan Kosovën ka deklaruar se shpreson që nga këto zgjedhje të përmirësohet jeta për llapjanët.

“Gjatë votimit më kanë pritur mirë, çdo gjë ishte mirë si dhe shpresoj të shkojë mirë cdo gjë edhe gjatë tërë ditës. Nga këto zgjedhje shpresojmë se do të bëhet mirë diçka për të gjithë qytetarët”,ka thënë Namani.

Në këtë qytet të drejt vote kanë rreth 13 mijë qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco