Zemaj flet pas vendimit për nga 60 euro për mjekët

Zemaj flet pas vendimit për nga 60 euro për mjekët

13:18, 10/11/2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka konsideruar si “ofendim” ndarjen e 10% shtesë të pagës neto për muajin nëntor dhe dhjetor për punonjësit shëndetësor ose jo më pak se 60 euro për secilin.

Zemaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Qeveria vazhdon t’i ofendojë me lëmoshë mantelbardhët.

“Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global Covid-19”, ka shkruar ai.

“Pra, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind”, ka shtuar tutje ish-ministri Zemaj.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të qeverisë të miratimit të projekt-propozimin e ndarjes së shtesave të punonjësve shëndetësor për jo më pak se 60 euro për muajin nëntor dhe dhjetor. /Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco