Qeveria planifikon të ndajë 10 milionë euro për këtë sektor

Qeveria planifikon të ndajë 10 milionë euro për këtë sektor

10:53, 10/11/2021

Në mbledhjen e Qeverisë kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se bujqësia do të mbështetet me 70 milionë euro.

Kurti ka bërë të ditur se do të ndahen 10 milionë euro për rezerva shtetërore.

“Nëpërmjet politikave afatgjate Qeveria e Kosovës është duke siguruar që të mbështet sektorin e bujqësisë. Kjo përkrahje do të gjejë mbështetje në legjislacionin që ne po e krijojmë. Krahas buxhetit të ri, Kosova vitin e ri e fillon me strategji shtatë vjeçare për bujqësi dhe zhvillim rural, do të ketë buxhet më të madh. Në buxhetin e ri do të realizohet përkrahja më e madhe ndonjë herë me 70 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

Tutje, ai iu ka bërë thirrje investitorëve të huaj të investojnë në Kosovë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco