Policia në Mitrovicë mban ligjërata në shkolla për parandalimin e bullizmit

Policia në Mitrovicë mban ligjërata në shkolla për parandalimin e bullizmit

10:47, 10/11/2021

Nën moton “Së bashku kundër bullizmit” me qëllim të parandalimit dhe të mbrojtjes së nxënësve, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, po mbajnë ligjërata me nxënës në shkollat fillore të Mitrovicës.

Bëhet se këto ligjërata, që mbahen nga ana e zyrtarëve policorë, kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e bullizmit tek nxënësit.

“Pjesë e ligjëratave nga aspekti pedagogjik janë edhe pedagogë të shkollave, ku s’ë bashku po shtjellohen shprehjet dhe veprimet që me-apo pa vetëdije nxënësit e përdorin bullizmin në jetën e përditshme”.

“Komponentë përbërëse e ligjëratave është njoftimi për detyrat dhe përgjegjësitë që zbaton policia në fushën e parandalimit ashtu dhe të reagimit, gjegjësisht trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri”, thuhet në kumtesën e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco