Policia në Mitrovicë mban ligjërata në shkolla, teme diskutimi “Bullizmi”

Policia në Mitrovicë mban ligjërata në shkolla, teme diskutimi “Bullizmi”

10:34, 10/11/2021

Nën moton “Së bashku kundër bullizmit” me qëllim të parandalimit dhe të mbrojtjes së nxënësve, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, po mbajnë ligjërata me nxënës në shkollat fillore të Mitrovicës.

Ligjëratat që po mbahen nga ana e zyrtarëve policorë, kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për t’ kontribuar në parandalimin e bullizmit tek nxënësit..

Pjesë e ligjëratave nga aspekti pedagogjik janë edhe pedagogë të shkollave, ku s’ bashku po shtjellohen shprehjet dhe veprimet ku me-apo pa vetëdije nxënësit e përdorin bullizmin në jetën e përditshme .

Komponentë përbërëse e ligjëratave është njoftimi për detyrat dhe përgjegjësit që zbaton policia në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit, gjegjësisht trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco