Aktakuzë ndaj një polici në Gjakovë

Aktakuzë ndaj një polici në Gjakovë

14:32, 09/11/2021

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi zyrtar për veprën penale “ngacmim”.

Në komunikatën e kësaj prokurorie thuhet se i pandehuri P.P i ka sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S.

“Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional  të dëmtuarës R.S. Rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj,  të cilin e kishte raportuar në stacionin policorë, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor, i cili e kishte intervistuar të njëjtën”.

“Më pas,  në orët e para të mëngjesit i pandehuri, shkon në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur sheh brenda edhe motrën e saj, thotë se ka shkuar të marr një thikë,  si provë lidhur me rastin paraprak të raportuar nga e dëmtuara”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehurit  të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco