“Shteti i la të vetëm fëmijët me autizëm gjatë pandemisë”

“Shteti i la të vetëm fëmijët me autizëm gjatë pandemisë”

14:39, 09/11/2021

Kur pandemia COVID-19 detyroi shtetin t’i mbyllë shkollat, Ministria e Arsimit e dha një alternativë; mësimi online. Por, duke anashkaluar faktin që një kategori e fëmijëve nuk mund të mësojë në atë formë – ata janë fëmijët me autizëm.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, tregon se janë 239 nxënës të diagnostikuar me autizëm e që vijojnë mësimin nëpër shkollat publike.

Por, MASHT-i beson se “ky numër është shumë më i lartë”, kjo pasi shumë fëmijë nuk janë të diagnostikuar ende me autizëm përkundër se vuajnë nga ky çrregullim.

Për këtë, përfaqësuesja e organizatës “Autizmi”, Aida Topanica, pjesë e Rrjetit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve(KOMF), tregon se gjatë pandemisë fëmijët me autizëm nuk kanë mundur ta ndjekin mësimin online fare.

“Në kohën e mbylljes totale, fëmijët me autizëm janë larguar nga rutinat e tyre, qoftë vijimi ne shkollë, kopsht apo nga qendrat ditore të ofrimit të shëbimeve terapeutike dhe kjo ka qenë jashtëzakonisht sfiduese për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre”, thuhet në përgjigjen e kësaj organizate.

Karantina ishte problem për të gjithë, por fëmijëve autikë ia ndërpreu rutinën e tyre të zakonshme.

“Një ndër simptomat tipike të fëmijëve me autizëm janë edhe modelet e përsëritura të sjelljes, që do të thotë që fëmijët me autizëm kanë nevojë t’u përmbahen rutinave të përditshme të cilat u ofrojnë atyre siguri dhe mirëqenie”.

Topanica potencon se këta fëmijë kanë nevojë për mbështetje – sidomos tash; gjatë pandemisë.

Mbi këtë – në përgjigjen e MASHT-it, thuhet se e kanë fokus që të merren me këtë kategori të fëmijëve.

“Fokusi ynë është në sigurimin e mekanizmave mbështetës për shkolla siç janë mësuesit mbështetës dhe asistentët në mënyrë që mësimdhënia dhe mësim-nxënia t’i përshtatet nevojave individuale të tyre dhe të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të përfitojnë  maksimalisht nga  shkollimi i tyre”, thuhet në përgjigje.

Këtë shkollim duhet ta ndjekin në shkolla publike, pasi shkolla të veçanta për ta s’ka.

Ministria e Arsimit referuar konventave ndërkombëtare beson se ndarja e këtyre fëmijëve nga të tjerët është diskriminim.

Por, një ndarje e tillë realisht veç ka ndodhur ndodhur. Po, gjatë karantinimit – këtë e thotë edhe organizata “Autizmi”.

“Rrjedhimisht për prindërit e fëmijëve me autizëm nuk është ofruar asnjë lloj mbështetje, për realizimin e Planit Individual Arsimor në ambiente të shtëpisë”.

Madje, sfida nuk mbaroi veç gjatë fazës së bllokimit të obligueshëm. Më pastaj, kur filloi procesi mësimor fizik kishte kufizime të shumta.

Fëmijët me autizëm u përballën edhe me sfidën tjetër, siç e thotë Topanica nga organizata “Autizmi”.

“Situatë sfiduese ka qenë edhe pas hapjes së institucioneve edukative, udhëzimet për masat ndaj Covid-19, nuk kan qenë të prezantuara edhe në formë vizuale që është mënyrë më e përshtatshme për t’i mësuar fëmijët me autizëm në situata të reja”.

Çka është autizmi?

Psikologia, Blertë Gashi, në një përgjigje për Shqip.com ka treguar se çka është autizmi.

“Crregullimi I spektrit të autizmit është një gjendje komplekse neurozhvillimore që përfshin sfida të vazhdueshme në interaksionet sociale, në komunikimin verbal dhe joverbal dhe interesat të kufizuara apo sjellje të përsërituara.  Autizmi ndryshon nga personi në person në llojin e simptomave të shfaqura si dhe në intensitetin e tyre, pikërisht edhe për këtë arsye quhet “spekter I crregullimit të autizmit”, asnjëherë nuk mund të gjenden dy persona me këtë crregullim që  janë  plotësishtë të njejtë për nga karaktersitikat e crregullimit”.

Gashi po ashtu theksi se asnjë fëmijë nuk shfaqet ose sillet në të njëjtën mënyrë.

Madje, tregon se simptomat mund të shkojnë nga të lehta në më të rënda dhe ndryshojnë  brenda kohës.

“Autizmi zakonisht diagnostikohet për herë të parë në fëmijëri me shfaqje të shenjve më të dukshme që paraqiten rreth moshës 2-3 vjeç, por disa fëmijë me autizëm zhvillohen normalisht deri në moshën 1-2 vjec dhe pastaj ata ndalojnë të përvetësojnë aftësitë të reja ose të humbasin ato të fituara më pare”.

“Disa “flamuj te kuq” që mund të tregojnë për mundësinë e crregullimit të spektrit të autizmit, njëkohësisht që mund të konsiderohen si shenjat e para të këtij crregulimit janë: mosreagimi në emër, shmangia e kontaktit me sy, mungesa modelimit të sjelljeve të thjeshta, mund të reagojnë në mënyrë të pazakontë ndaj gjërave që mund të nuhasin, shijojnë ose prekin, shprehin interesim për të luajtur me vetëm një lodër ose objekt të caktuar dhe mungesa e ndërveprimit në lojëra të thjeshta të tilla si  loja “ pika bu”, mërzitja nga ndryshimet e vogla dhe shfaqja e sjelljeve të tilla si renditja e objekteve, lëkundja e trupit para-mrapa, rrotullimi apo lëvizja e duarve në formë përsëritëse”.

“Në momentin që vërehen këto shenja, vlerësimi psikologjik është i domosdoshëm. Përkundër studimeve të vazhdueshme të cilat bëhën , shkenctarët akoma nuk e kanë një përgjigje konkrete se cfarë e shkakton çrregullimin e spektrit të autizmit”.

Ajo deklaroi se konsiderohet që kombinimi i faktorëve gjenetikë me ata të ambientit kontribuojnë në shfaqjen e crregullimit.

Si ndikon bullizmi më pastaj?

Pas problemeve fillestare, fëmijet po sa hynë në shkollë përballen edhe me bullizëm.

Kështu tregon Gashi teksa thotë se fëmijët me autizëm nuk janë në gjendje të zhvillojnë teorinë e mendjes, e cila është aftësia për të kuptuar dhe përshkruar gjendjet mendore të tilla si besimi, qëllimi dhe emocionet te vetja dhe të tjerët.

“Fëmijët dhe të rinjtë me autizëm mund të jenë më të rrezikuar nga bullizmi sesa bashkëmoshatarët e tyre për shkak të mënyrave të ndryshme të komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët, për shkak fëmijët dhe të rinjtë me autizëm e kanë të vështirë të lexojnë shprehjet e fytyrës dhe gjuhën e trupit, dhe të identifikojnë kontekstin kur dikush tregohet miqësor ose nëse ata po përpiqen t’i lëndojnë ata”.

“Kjo do të thotë se ata mund të keqkuptojnë qëllimet e bashkëmoshatarëve të tyre. Efektet afatgjata të ngacmimit mund të jenë serioze”, deklaroi ajo.

“Hulumtimet dokumentojnë se fëmijët e ngacmuar mund të ballafaqohen me pasiguri në kontekst afatgjatë, çështje të sjelljes dhe vetëbesim të ulët, si dhe përqendrim të dobët. Ata mund të refuzojnë të marrin pjesë në situata shoqërore sepse kanë frikë të ngacmohen”.

“Si rezultat, prindërit duhet të jenë faktori kyc identifikues në të kuptuarit e sinjaleve(fizike, emocionale dhe sjelljore) nëse te fëmiu i tij po ushtrohet bullizëm nga bashkëmoshatarët në shkollë apo ndonjë kontekst tjetër, dhe të ndërtoje një plan intervenimi në kordinim me shkollën dhe asistentin mbështetës të fëmiut”.

Kosova vend problematik për fëmijët me autizëm.

Trajtimi i fëmijëve me autizëm është i kushtueshëm për prindërit, pasi Gashi thotë se ka klinika private dhe OJQ, por jo edhe institucione publike që merren specifikisht me autizëm.

“Mbeshtetja financiare nga institucionet qendrore dhe lokale nuk eshte e mjaftueshme per te mbuluar te gjitha shpenzimet dhe nevojat e femijeve me autizem”, thotë ajo.

Miliona njerëz vuajnë nga autizmi nëpër botë.

Për këtë çdo vit organizohen ngjarje nga më të ndryshme në mbështetje të kësaj kategorie të shoqërisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco