Aktakuzë ndaj policit në Gjakovë, ngacmoi gruan që shkoi për të raportuar një rast

Aktakuzë ndaj policit në Gjakovë, ngacmoi gruan që shkoi për të raportuar një rast

14:03, 09/11/2021

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit P.P., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmim”.

Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S.

Tutje në aktakuzë shkruhet se rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj,  të cilin e kishte raportuar në stacionin policorë, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor, i cili e kishte intervistuar të njëjtën.

“Më pas, në orët e para të mëngjesit i pandehuri, shkon në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur sheh brenda edhe motrën e saj, thotë se ka shkuar të marr një thikë, si provë lidhur me rastin paraprak të raportuar nga e dëmtuara”, njofton prokuroria.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehurit  të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco