Escobari emërohet zyrtarisht përfaqësues i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Escobari emërohet zyrtarisht përfaqësues i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

09:49, 09/11/2021

Gabriel Escobar është njeriu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka në supe Ballkanin Perëndimor.

Ai deri tash ka qenë ushtrues detyre i përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, por sot veçse ka marrë zyrtarisht të gjitha përgjegjësitë për këtë pjesë.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, thuhet se Escobari “po punon në dialogun Kosovë – Serbi, që po lehtësohet nga BE-ja, sigurimin për anëtarësimin rajonal (Ballkanin Perëndimor) në BE dhe presionin e udhëheqësve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe respektimin e sovranitetit/integritetit territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Deri tash Gabriel Escobar është angazhuar prej afër në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të sjellë stabilitet. Ai ka qenë i angazhuar në takimet pas situatës së krijuar me reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco