Arrestohet një 35-vjeçar në Ferizaj

Arrestohet një 35-vjeçar në Ferizaj

09:45, 09/11/2021

Një 35-vjeçar është arrestuar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë. Në veturën e tij është gjetur një armë zjarri me 9 fishekë.

“Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në 00:30, derisa ishte në një pikë kontrolle në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër pikës së karburantit ‘Hib Petrol’, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, shoferin dhe dy pasagjerë, për kontroll. Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, njërit pasagjer me inicialet E.B ( M/K) 35 vjeçar, iu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 fishek”, tregohet nga policia.

Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj thuhet se “Në lidhje me këtë, policia të tre personat i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme hetimore dhe i dyshuari është liruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco