Kush është gruaja nga Mitrovica që mashtroi pesë gra se do t’ua bënte vizat për Suedi?

Kush është gruaja nga Mitrovica që mashtroi pesë gra se do t’ua bënte vizat për Suedi?

09:32, 09/11/2021

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një grua e cila kishte mashtruar pesë tjera, duke iu premtuar se do t’ua rregullonte vizat e Suedisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Pajazit Boletini”, pasditen e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

E dyshuara ka marrë nga pesë ankueset shumën prej 7 mijë e 500 euro, nën premtimin se do t’ua rregullojë vizat e punës për të shkuar në Suedi.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq ndaj saj është iniciuar vepra penale “Mashtrim”.

“Rr. Pajazit Boletini, Mitrovicë, 08.11.2021-16:16. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta me premtimin se do t’iu rregullonte viza pune, për në  shtetin e Suedisë, kishte marr nga pesë ( 5) ankueset femra kosovare një shumë prej 7500 €.  Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco