Si erdhi deri te vrasja e 22 vjeçarit mbrëmë në Gjilan?

Si erdhi deri te vrasja e 22 vjeçarit mbrëmë në Gjilan?

09:28, 09/11/2021

Mbrëmë, një 22 vjeçar është vrarë në qytetin e Gjilanit, ndërsa një person tjetër i përfshirë në rast është ende në spital, jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast, duke bërë të ditur se të përfshirë kanë qenë 6 persona.

Gjithashtu, policia sqaron se deri te përleshja me armë zjarri ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Në vendngjarje policia ka konfiskuar 7 gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9mm.

“Gjilan, 08.11.2021-20:40. Pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasoj e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje.”, thotë policia.

Ndryshe, mbrëmë është deklaruar edhe doktori Suad Haliti që e ka pranuar këtë rast. Ai ka bërë të ditur se viktima është Egzon Rafuna, për të cilin tha se ka arritur në spital pa shenja jete dhe pa puls.

Ndërkohë i plagosuri Valdrin Halimi është sipas tij me parametra stabil dhe ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e veshkës.

“Pacienti Egzon Rafuna, ’99-sh prej Gjilani ka ardhur (në Spitalin e Gjilanit) rreth orës 20 e 55 minuta pa shenja jete. Pa puls, pa tension, pa frymëmarrje me bebëza maksimale të zgjeruara, jo aktive në dritë. Në ekzaminim fizik vërehet një plagë me armë zjarri që e ka një vrimë hyrëse në regjionin e gjoksit, majtas. Një gërvishtje e ka e ka në krahun e majtë dhe gjakderdhje prej gojës. Është kërku pastaj që pacienti të dërgohet te obduskioni. Pacienti tjetër është Valdrin Halimi, ai është sjellë rreth pesë minuta më herët. Ai ka dy plagë me armë zjarri”, ka thënë Haliti për Klan Kosovën.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar katër persona në kohë zgjatje prej 48 orësh nën dyshimin për përfshirje në incidentin e mbrëmshëm.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, tani të dyshuarit V.H., B.K., A.S. dhe E.N., pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm (08 Nëntor 2021) me armë zjarri në Gjilan, në të cilin tani i ndjeri E.R., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco