Prokuroria: Janë ndaluar katër persona për vrasjen e të riut në Gjilan

Prokuroria: Janë ndaluar katër persona për vrasjen e të riut në Gjilan

09:24, 09/11/2021

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se janë ndaluar katër persona, për vrasjen që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.  

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, tani të dyshuarit V.H., B.K., A.S. dhe E.N., pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm (08 Nëntor 2021) me armë zjarri në Gjilan, në të cilin tani i ndjeri E.R., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

 Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari V.H. i cili është plagosur po trajtohet në QKUK nën mbikëqyrjen dhe sigurimin e njësive policore.

“Gjithashtu, nga kjo ngjarje është plagosur edhe i dyshuari V.H., i cili është duke u trajtuar në QKUK, nën mbikëqyrjen dhe sigurimin e njësiteve policore”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se në rastin e mbrëmshëm dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një person, i cili gjendet në arrati.

“Po ashtu, në këtë rast, dyshohet se ka qenë i involvuar edhe një (1) person tjetër, i cili për momentin gjendet në arrati”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.  

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit E.R. është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, ndërsa, ndaj të dyshuarve të lartshënuar brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata Themelore në Gjilan”, ka njoftuar Prokuroria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco