Policia jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

09:12, 09/11/2021

Syri.net pak më parë raportoi se B.L., ka tentuar që ta privojë nga jeta A.B., duke e goditur dy herë me thikë, në një lokal afër QKMF-së në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Sinjalin se i dyshuari ndodhet ende në arrati.

I dyshuari dhe viktima kanë pasur një përleshje mes vete dhe gjatë rrahjes, B.L., dyshohet se ka nxjerrë thikën me të cilën e ka goditur në bark dhe në shpinë viktimën.

“Më datë 08.11.2021, rreth orës 23:!5, Policia është informuar se një person, i cili dyshohet se është i therur me mjet të mprehtë (thikë) ndodhet në Spitalin Rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.”

“Pas intervistimit të dëshmitarëve është kuptuar se pas një përleshje që ka ndodhur në mes viktimës dhe të dyshuarit, i dyshuari e ka goditur me mjet të mprehtë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Në koordimin me Prokurorin e Shtetit, rasti cilësohet ‘Vrasje në tentativë'”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco