Dëshmia tronditëse e boshnjakes: Palmer më konfirmoi ndarjen e Kosovës. Berisha paska pas të drejtë

Dëshmia tronditëse e boshnjakes: Palmer më konfirmoi ndarjen e Kosovës. Berisha paska pas të drejtë

22:09, 27/10/2021

"Administrata amerikane duhet të distancohet nga zoti Pallmer”. Sepse siç dëshmojnë dokumentat tashmë, angazhimi i tij është i kompromentuar".

Kështu shkruan Sabina Çudiç, nënkryetarja e partisë boshnjake Nassa stranka, në Bosnje Hercegovinë, duke zbardhur edhe bisedat që ka patur me të dërguarin amerikan në rajon dhe planet e tij për ndarjen e Kosovës.

Çudiç thotë se me Matthew Palmer ka pasur mospajtime që prej prillit të vitin 2019, kur u takua me të, ku prezent, thotë ajo, ishin edhe Shpend Ahmeti dhe Vlora Çitaku, i pari drejtues i Prishtinës dhe e dyta, ambasadore e Kosovës në SHBA. 

“Pas disa minutash, biseda jonë u bë e pakëndshme kur e pyeta drejtpërdrejt nëse ai ishte në dijeni të implikimeve të mbështetjes së tij (potencialisht autorësisë) për idenë e shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Çudiç.

Në po të njëjtën ditë, ajo thotë se një zyrtar serb në ShBA i tha se “një marrëveshje është arritur”.

“Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në Washington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshje si historike”, shkruan kjo zyrtare boshnjake.

“Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë kohë ambasadorja e Kosovës në Washington. Duke e parë përshkallëzimin e mospajtimeve me Palmer, dhe duke i dalur në mbrojtje pa nevojë – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që duhet të arrijnë Kosova dhe Serbia? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshjeje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të duhet të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë brifingu për Kosovën. Fjalimi im i referohej kërcënimeve të sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë”, shkruan ajo

Ndërsa thekson se “Plani për shkëmbimin e territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita kosovare në vitin 2019 – me një angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin Amerikan”.

Vijon...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco