Rrefimi për klubin e pingpongut ia sjell Kosovës edhe një çmim ndërkombëtar

Rrefimi për klubin e pingpongut ia sjell Kosovës edhe një çmim ndërkombëtar

23:38, 23/10/2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se filmi "Pa Vend" me regji nga Samir Karahoda, fitues i çmimit kryesorë për filmin e shkurtë në Cinemed, Festivalin Mediteran në Montpellier, Francë, raporton syri.net Kosova.

Ky film sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme. Filmi i zhanrit docu-fiction përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve. 

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco