Kur hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid?

Kur hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid?

18:14, 23/10/2021

Masat e reja kundër virusit Covid-19, që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës pritet që të hyjnë në fuqi nga sot.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë shkurt për Express se ato do të hyjnë në fuqi nga sot.

“Nga sot”, citohet të ketë thënë Kryeziu në pyetjen se kur do të hyjnë në fuqi masat.

Sipas këtij vendimi të ri, bartja e maskës është obligative në të gjitha rastet përveç: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike; Gjatë ngrënies apo pijes. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, qeveria e Kosovës ka vendosur për zgjatjen e orarit të qarkullimit nga ora 22:00 në ora 00:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Sa i përket punës së gastronomisë, orari është zgjatur deri në ora 23:00, ndërsa muzika duhet të ndalet në ora 21:30. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco