Masat e reja, merret vendimi edhe për shkollat dhe fakultetet

Masat e reja, merret vendimi edhe për shkollat dhe fakultetet

17:09, 23/10/2021

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për masat e reja anti-COVID-19 në Kosovë.

Sipas vendimit të publikuar, procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor vazhdon në mënyrë të rregullt. Te institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, mësimi do të zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fiziki, nën udhëheqjen aktive nga Task Forcat Komunale.

Po ashtu, vendimi thotë se procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit jo-formal do të zhvillohet me prani fizike, por me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

Ndërsa studentët që të iu mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë kartelën e vaksinimit me dy dozat, ose test të shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë.

I njëjti kriter do të vlejë edhe për stafin në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit.

Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni duhet të caktojë një apo më shumë persona, që të kontrollojnë posedimin e kartelës së vaksinimit apo të testit antigjen.

Ndërsa të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, sipas vendimit të Qeverisë, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco