Emërohet anëtari ndërkombëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Emërohet anëtari ndërkombëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë

16:43, 19/10/2021

Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Klemen Miklaviq, anëtar ndërkombëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit me mandat 5 vjeçar.

Ardian Gola kryetar i komisionit për Arsim ka kërkuar që kjo pikë të futet në rend të ditës në seancën e sotme.

“Plotësimi i përbërjes së Këshillit Shtetëror të Cilësisë me anëtar ndërkombëtar, tash e sa kohë ky Këshill është jo funksional sa i përket marrjes së vendimeve për akreditimin e programeve dhe institucioneve të arsimit të lartë. Pikërisht për faktin se tre anëtarët ndërkombëtar kanë dhënë dorëheqje dhe nga qeveria kemi propozimin e ri dhe kemi propozu që të ratifikohet anëtari i ri ndërkombëtar në Kuvend për ta plotësu përbërjen e këshillit”, tha ai.

Sipas Golës, nëse nuk futet në rend dite sot dhe nëse nuk ratifikohet sot mund të penalizohen shumë student potencial kandidat për doktoratë dhe programet studimore mund të mos zhvillojnë procedurat e nevojshme për akreditim.

Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim emrin e Klemen Miklaviq, për anëtar ndërkombëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë për Akreditim, kështu duke bërë një hap drejt kthimit të funksionalizimit të këtij bordi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco