Krasniqi në Skenderaj: PDK-ja ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës

Krasniqi në Skenderaj: PDK-ja ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës

16:39, 19/10/2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkuar sot në Skënderaj, aty ku kjo parti fitoi pa balotazh të dielën. Ai atje u takua me kryetarin e zgjedhur, Fadil Nura e kryetarin e degës, Sami Lushtaku, shkruan Syri.net Kosova.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se PDK-ja ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës, ndërsa i ka uruar qytetarët për fitoren.

“Drenica ka qenë dhe është zemra e Kosovës e PDK ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës. Urime të gjithë qytetarëve të Skënderajt për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës!”, shkroi Krasniqi.

Ai shprehi falenderimin e tij edhe ndaj Nurës e Lushtakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco