Fëmijët me Sindromën Down ‘përjetojnë’ jetën ushtarake

Fëmijët me Sindromën Down ‘përjetojnë’ jetën ushtarake

16:29, 19/10/2021

Fëmijët e prekur me Sindromën Down, sot kanë kaluar ditën duke u njoftuar me jetën e një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kjo është realizuar në kuadër të Qendrës për Studime Universitare së bashku më shoqatën “Down Syndrome Kosova”.

Në këtë aktivitet me fëmijët, kanë qëndruar edhe kadetët e Qendrës për Studime Universitare.

“Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down, Qendra për Studime Univeristare organizoi një aktivitet të përbashkët me shoqatën Down Syndrome Kosovo. Fëmijët nga kjo shoqatë kishin mundësinë të njihen nga afër me profesionin e ushtarakut. Për kadetët, ishte kënaqësi e veçantë të kalonin kohë së bashku me këta fëmijë të mrekullueshëm”, thuhet në një njoftim të Qendrës për Studime Universitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco