Afër 130 mijë euro pritet të shpenzohen nga Ministria e Kulturës në intervenime emergjente për disa xhami në Kosovë.
Kjo bëhet e ditur në faqen zyrtare të prokurimit publik, shkruan Syri.net Kosova.
Kontrata 'Masa Preventive – Intervenime Emergjente 2021 – Xhamitë' parashihet të realizoj intervenime në 5 xhami brenda Kosovës.
Xhamitë janë, ajo e Velekincës, Dunavës, Llovcës, Gërmovës dhe Carrabregut.

Kontratën e ka fituar Grupi i Operatorëve Ekonomik LIMITPROJECT SH.P.K.; Rinesa SH.P.K.; DELTA - CCD SH.P.K., derisa vlera e saktë e kontratës është 128 mijë e 838 euro e 02 cent.

Njoftimi për dhënie të kontratës:

© SYRI.net