Prizren: Vetura bie në lumë, vdes një person

Prizren: Vetura bie në lumë, vdes një person

10:13, 26/09/2021

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në Prizren, të shtunën rreth orës 20, pasi drejtuesi i automjetit, në këtë rast viktima, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kishte dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.

“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar ( pasagjer në veturë)”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco