Serbët frymëzohen me urdhëra të luftës së humbur

Serbët frymëzohen me urdhëra të luftës së humbur

09:11, 26/09/2021

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes serbët që po qëndrojnë në pikën kufitare në Bërnjak janë frymëzuar me urdhëra të luftës së humbur në Kosovë më 1999.

Ata e kanë lëshuar një fjalim të një komandanti të ushtrisë serbe.

Në fjalimin e tij ky iu bën thirrje ushtarëve të tij të vdesin për jugosllavinë.Ky thotë se tashmë shqiptarët e kanë hedhur hapin e fundit, duke e shoqëruar fjalimin e tij me krisma të armëve.

Eprori ushtarak i cili dëgjohet në “alarmin” e lëshuar flet në vetën e parë duke thënë se nëse në mesin e tyre nuk ka ndonjë që dëshiron të vdesë për jugosllavinë do ta vrasë me dorën e tij

Ky fjalim është lëshuar disa herë gjatë natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco