Ish-kryeministri: Neglizhenca e projektit të gazsjellësit që mbështetet nga SHBA, dëm i madh për Kosovën

Ish-kryeministri: Neglizhenca e projektit të gazsjellësit që mbështetet nga SHBA, dëm i madh për Kosovën

16:44, 19/09/2021

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, që është edhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit të sponsorizuar nga administrata amerikane.

Hoti përmes një shënimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin se qeveria aktuale po e neglizhon këtë projekt.

Ai thotë se projekti në fjalë pos dimensionit politik ka edhe rëndësi gjeopolitike, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

Është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. 

Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.

Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut.

As në Qeverinë Mustafa dhe as në Qeverinë time nuk kemi pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA.Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë.

Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist.Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. 

Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco