A po shndërrohet Kosova në 'lavatriçe' të milionave të piste?

A po shndërrohet Kosova në 'lavatriçe' të milionave të piste?

13:01, 19/09/2021

Ish këshilltari njëherit i zëvendësministri i Financave,  në Qeverinë Kurti 1, Edison Jakurti ka thënë se Kosova po shndërrohet në lavatriçe të milionave të pista.

Ai përmes facebook ka shkruar se: “Statistikat nuk gënjejnë por konteksti dhe interpretimi mund të tregojnë narrativa të ndryshme. Është e vërtetë që në 6 muajt e parë të këtij viti ka patur 230 milionë euro investime të huaja direkte, që është rreth 33% më shumë se në 2020 (173.5 milionë) apo rreth 108% më shumë se në 2019 (110.8 milionë)”.

Tutje shton se: “Por shumë më e rëndësishme se vlera agregate e investimeve është sektori ku po bëhen ato. Rreth 62% e investimeve të huaja direkte këtë vit kanë shkuar (si zakonisht) në patundshmëri. Ndërsa vetëm rreth 0.7% kanë shkuar në prodhim. Çështja është si të ndryshojë ky raport, jo thjesht si të rritet vlera e përgjithshme e investimeve. Se më shumë investime me këtë raport është thjesht më shumë qarkullim në një sektor (patundshmëri) ku sot po bëhet pastrim i madh i parave

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco