Lumir Abdixhiku i shkon në konak Anton Çunit

Lumir Abdixhiku i shkon në konak Anton Çunit

12:12, 19/09/2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në kuadër të fushatës zgjedhore, ka vizituar sot qytetin e Prizrenit, derisa ka mbajtur takim me kandidatët për asamble atje.

Këtë e ka bërë të ditur vet, Abdixhiku përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se kësaj radhe Prizreni ka një zgjidhje të lehtë, pra kandidatin për kryetar nga LDK, Anton Çunin, transmeton Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

Nga Prizreni i Lidhjes, takim me asambleistët e Lidhjes. Në qytetin e njerëzve të mirë, të kulturës, bashkëjetesës e Rilindjes, Antoni na përfaqëson me plot dinjitet.

Mik i jashtëzakonshëm, patriot i madh, udhëheqës i dëshmuar - Prizreni këtë herë ka një zgjidhje të lehtë!

#përtëgjithë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco