Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale nis 16 shtator

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale nis 16 shtator

15:01, 17/06/2021

Komisioni Qendror Zgjedhor ka zhvilluar mbledhjen e parë me kryesuesin e ri të emëruar ditë më parë, Kreshnik Radoniqi.

Në mbledhjen e sotme ndër të tjerash është marrë vendim që fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të filloj më 16 shtator e të zgjasë deri më 15 tetor.

Poashtu nga Komisioni Qendror Zgjedhor është bërë e ditur se aplikimi i votuesve nga diaspora do të mundësohet nga data 10 korrik deri më 20 gusht.

Diaspora është caktuar që të votojë nga data 4 shtator deri më 15 shtator. Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 17 tetor 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco