​Ismaili-Haxhiut: Do të ndërrohesh edhe ti si krejt ministrat

​Ismaili-Haxhiut: Do të ndërrohesh edhe ti si krejt ministrat

14:52, 17/06/2021

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për propozimin e emërimit të Albert Zogaj për emërim të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Ismaili i ka përmendur edhe se kandidati Zogaj ka tetë funksione.

“Ministre kriteri, metodologjia që ke përdorur mendoj që është pak profesionale, intelektuale me fol pak për atë çështje, jo me thënë se unë i njoh këta dhe e di që janë të mirë. Pra, është e drejtë e juaj, e qeverisë mirëpo edhe në të drejtën tuaj eksiton pak një koncept profesional për të cilën mund të diskutojmë. Nuk po them se nuk është e drejtë e juaja, është 100 përqind e drejtë e juaja. Mund t’i thirrini ata që ju mendoni që janë më të mirë, mirëpo sesi i ke vendos, çfarë kriteri e metodologjie mendoj se fakti që po e kërkon voton është mirë me tregu për bazën e cilit kriter ke vendosur. Ajo që vërejt është se keni person me tetë funksione që i ka. Nuk kemi nevojë për supermena por me njerëz që e kryejnë punë me ndershmëri”, tha Ismaili.

Ismaili i tha Haxhiut që t’i ikin demagogjisë kur është çështja e rëndësisë jetike duke i thënë se duke përmendur reformën për uljen e pagave prej 15 euro në 7 euro e bënë atë të duket si drejtoreshë e administratës për pagesa të ofiçarisë.

“Kam një problem ministre me mënyrën qysh e laboron çështjen. Çdo person që e nënshkruan fjalimin vet 20 vjet e keni shkatërruar këtë vend është si një test, ajo letra e lakmuesit, përmbajtja e tij më shumë është demagogjike sesa dëshiron me fol për përmbajtje. Ikni demagogjisë kur kemi çështje që është e rëndësisë jetike sepse ti je në pozicion tranzicional do të ndërrohesh edhe ti si krejt ministrat tjerë dhe është mirë me lënë një reformë për të cilën keni mbështetje dhe të cilën mund ta jetësosh. Me thënë ne po vijmë në reformë se kemi ulë pagat prej 15 euro në 7 euro po më duket më shumë si drejtoreshë e administratës për do pagesa të ofiçarisë. Ajo nuk është reformë, reformë kish me ardh me na fol për një vizion tëndin për sistemin e drejtësisë” , tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco