KRU 'Prishtina' siguron donacione nga kompanitë hungareze

KRU 'Prishtina' siguron donacione nga kompanitë hungareze

14:46, 17/06/2021

Gjatë ditës së sotme, në zyrën qëndrore të KRU” Prishtina” u mbajt takimi me kompanitë Hungareze Water Scope dhe Budapest Waterworks.

Takimi ishte takim startues “kick-off” meeting. Menaxhmenti i përkushtuar i KRU “Prishtina” ka arritur të siguroj një donacion Grant, për reduktimin e Humbjeve dhe Efiçiencës së energjisë me kompani profesionale nga Republika e Hungarisë.

Falë bashkëpunimit kolegial në sektor është arritur që të sigurohet një fond i tillë nga menaxhmenti – respektivisht nga drejtoria teknike e KRU” Prishtina” sh.a.
Takimi fillestar ishte i shkëlqyeshëm dhe frytdhënës , me ç’rast do punohet për dy ditë radhazi bashkërisht, për një analizë të mirëfilltë të gjendjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco