Ish-këshilltari i Kadri Veselit: Asociacioni serb sjell bosnjizimin e Kosovës

Ish-këshilltari i Kadri Veselit: Asociacioni serb sjell bosnjizimin e Kosovës

14:17, 17/06/2021

Filozofi kosovar, njëherit ish-këshilltar i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka komentuar formimin e Asociacionit serb në Kosovë.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Latifi tha se shteti serb ka qëllime më ambicioze në Kosovë, shkruan Syri Kosova.

“Qëllimi i Serbisë nuk është thjesht Asociacioni i Komunave Serbe.Është qëllim më ambicioz. Është qëllimi i bosnjëzimit të Kosovës. Problemi ynë është se këtë projekt ne po e kuptojmë veç në terma politiko-administrativ, e nuk po e shohim dot dimensionin kulturor të tij. Serbia po investon shumë në bosnjëzimin kulturor të Kosovës. Ndërtimi i qindra xhamive vahabiste në qendrat dhe hyrje-daljet e qyteteve e fshatrave të Kosovës është në funksion të këtij qëllimi: të duken shqiptarët jo si një komunitet sekular dhe me identitet kombëtar europian, por si një komunitet thellësisht fetar, me orientime identitare lindore, siç janë muslimanët e Bosnjes. Kur të arrihet bosnjëzimi kulturor i Kosoves, atëherë bosnjëzimi politik i saj bëhet pothuajse i pashmangshëm” shkroi ndër tjera Latifi.

Me këtë rast, Latifi tha se sot shërbimet inteligjente në botë nuk merren me eleminime sekrete të njerëzve, por me beteja ideologjike e kulturore, efekti politik i të cilave duket më vonë.

Statusi i tij i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco