Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit i reagon Kurtit për Liturgjinë në Kishën e Millosheviqit

Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit i reagon Kurtit për Liturgjinë në Kishën e Millosheviqit

13:49, 17/06/2021

Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit që performoi liturgji fetare në objektin e braktisur që ndodhet në kampusin e UP-së, e kanë quajtur fyerje dhe gënjeshtër deklaratën e kryeministrit Kurti se peshkopi i kësaj Dioçeze ka bërë liturgji në një kishë të Millosheviqit.

“Një deklaratë së fundi e z.Kurti në Bruksel se “janë zhvilluar liturgji në kishat e Millosheviqit” është një tjetër seri e fyerjeve dhe gënjeshtarave me anë të të cilave, institucionet e Kosovës e shkelin të drejtën themelore fetare të Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në reagimin e kësaj Dioçeze.

Tutje në reagim thuhet se kisha dhe toka ku është ndërtuar objekti janë pronë e Kishës Ortodokse Serbe.

“Kisha dhe toka në të cilën është ndërtuar janë pronë e Kishës Ortodokse Serbe sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të vitit 2017”, thuhet tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco