Seb Bytyçi paralajmëron padi ndaj Eliza Hoxhës

Seb Bytyçi paralajmëron padi ndaj Eliza Hoxhës

13:26, 17/06/2021

Seb Bytyçi  i ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxhës gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Në një shkrim Bytyçi ka shkrua se të gjitha ato që Hoxha ka thnë rreth kandidaturës së tij për KSHC-në, janë të pavërteta.

Ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj deputetes nëse nuk i tërheq deklaratat e saj, pasi thotë se asnjë nga ato që kjo e fundit i ka thënë nuk qëndrojnë.

Shkrimi i plotë:

Fatkeqësisht, gjatë diskutimit për KSHC-në në Kuvend, deputetja Eliza Hoxha i tha disa gjëra rreth kandidaturës sime që jane të pavërteta. Kjo ndodhi me gjithë faktin se e vërteta reflektohet në CV-në time, si dhe me gjithë faktin se unë ia kam sqaruar të vërtetën zonjës Hoxha përmes emailit si dhe në një emision televiziv. Unë në momentin e kandidimit jam i angazhuar vetëm në Riinvest! Përsëritja e të pavërtetave me gjithë faktin se ia kam sqaruar të vërtetën përbën shpifje, për të cilën do ta padisë deputeten, nëse znj. Hoxha nuk i tërheq ato që i ka thëne publikisht.

Deputetja në fjalim tha se e ka kontaktuar Universitetin e Ëinchesterit për të marrë konfirmim se unë jam i angazhuar aty, por nuk tregoi se a ka marrë konfirmim apo jo? Nuk mund të ketë marrë konfirmim pozitiv që unë jam i punësuar aty, sepse thjeshtë nuk është e vërtetë. Kërkoj nga znj. Hoxha ta publikojë përgjigjen e marrë nga Universiteti i Ëinchesterit.

Tjetra e pavërtetë është që gjoja unë e paskam genjyer KSHC-në me herët kur jam angazhuar në Riinvest. Kjo thjeshtë nuk është e vërtete sepse unë edhe kur kam qenë i angazhuar në Ëinchester, nuk kam qenë me orar të plotë 100% (por fillimisht me 50% e pastaj me 80%). Po të kishte qenë ashtu unë nuk do të mund të punësohesha fare në programin e Riinvestit.

Duke u nisur nga fakti se të vërtetën ia kam shpjeguar deputetes në email, si dhe në një emision televiziv, më duhet të konkludoj se kemi të bëjmë me politizim të panevojshëm të kandidaturës sime, dhe me sulm mbi integritetin tim. Kjo mbetet e pakuptimtë për mua, dhe ndjehem shumë keq që kjo njollosje po bëhet për poena politike, por sidoqoftë, une e ndjeva të nevojshme që të sqarohem për opinionin dhe miqtë e mi për të dëshmuar se nuk ka asnjë parregullsi dhe asnjë shkelje në kandidaturën time.

 

(Për gjitha këto që i thashë jam në gjendje të jap dëshmi konkrete).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco