I vjen fundi monopolit të Devollëve

I vjen fundi monopolit të Devollëve

11:36, 17/06/2021

Me 70 vota për, Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Automjete që mundëson heqjen e homologimit.

Për këtë më së shumti ju gëzua ministri Hekurani. Ai tha "tashmë është çështje ditësh deri në leximin e dytë dhe hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi. Më në fund, po hiqet kjo barrë e panevojshme për qytetarët".

Përderisa Partia Demokratike e Kosovës nuk morri pjesë në votim

Shefja e GP të VV-së Mimoza Kusari-Lila tha se me këtë ndryshim do të largohet kjo padrejtësi që ka mbizotëruar për një dekadë.

“Me plotësim ndryshimin e Projektligjit për Automjete do të hiqet kjo padrejtësi me mbi një dekadë, ne e konsiderojmë se e rëndësishme është që të sigurohet kjo padrejtësi pasi që nga viti 2009 kjo mundësi ju është dhënë vetëm një operatori”.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli tha se shumë shpejt ministri i linjës do t’i sjellë Ligjin e ri për automjete.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se nevoja për ndryshim nuk është vetëm te një pikë.

“Ky ligj do të vjen me një shqyrtim dhe plotësim ndryshim dhe nevoja për ndryshim nuk është vetëm për një pikë dhe të presim ministrinë”.

Shefi i GP së AAK-së, Besnik Tahiri tha se e përkrah në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete.

“Në parim grupi parlamentar e mbështet në parim plotësim ndryshimin e këtij Ligji”.

Armend Zemaj, nga LDK-ja, tha se nuk mund të mashtrohen qytetarët vetëm se po largohet homologimi, por të hiqet akciza dhe ndryshime të tjera.

“Homologimi ka marr konotacion politik dhe jo rrallë herë, dikush e ka plot gojën përkrahje për mërgatën”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco