Shoferi ambasadës që vdiq ishte dora e djathtë e albanalogut Robert Elsie

Shoferi ambasadës që vdiq ishte dora e djathtë e albanalogut Robert Elsie

11:35, 17/06/2021

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Grajçevci ëahtë shprehur I pikëlluar me shuarjen e shoferit të ambasadës, Artur Metani, shkruan Syri.net Kosova.

Ai përmës një postimi ka shkruar se Arturi ishte një njeri shumë i dashur, i zellshëm, besnik, që gjithmonë ia gjente “qaren’ detyrave dhe problemeve.

‘’I lindur në Tiranë, Arturi qysh herët ishte bërë dorë e djathtë e albanologut të shquar, Robert Elsie. Si bashkëpunëtor dhe ndihmës i tij i ngushtë, Arturi kishte ndihmuar në regjistrimin e të folmeve të ndryshme të shqipes në të gjitha trojet shqiptare, të cilat po i studionte Roberti’’, ka shkruar Grajcevci.

AI tutje shkrun se falë ndihmës edhe të Arturit, Robert Elsie përgatiti dhe botoi shumë libra dhe studime të shumëanshme të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

‘’Arturi më pas e shoqëroi Robertin edhe jashtë vendit, në Gjermani dhe Holandë. Ndërsa në Holandë angazhohet si shofer në Ambasadën e Kosovës në Hagë që nga viti 2015’’, shkruan ai.   

Postimi i plote

I pikëlluar pamasë për shuarjen e parakohshme të bashkëpunëtorit dhe mikut në ambasadë, Artur Metani.

Arturi Ishte njeri shumë i dashur, i zellshëm, besnik, që gjithmonë ia gjente “qaren’ detyrave dhe problemeve. Nuk dorëzohej asnjëherë, i urrente arsyetimet. Ai thjesht shfaqej kudo që ishte nevoja. Ta lexonte mendjen pa i thënë asgjë.

Nuk e kisha paramenduar asnjëherë që unë do jem ai që do ta përcillja atë për në banesën e fundit. Ishte ai që po bëhej gati të më përcillte mua për t’u kthyer në Kosovë nga misioni në Holandë. I thoja që t’i do të na përcjellësh të gjithë ne kolegëve nga ambasada, ndërsa vetë do të mbetesh këtu për ta vazhduar punën. Buzëqeshte pak si me zor, sepse ishte i dhembshur.

I lindur në Tiranë, Arturi qysh herët ishte bërë dorë e djathtë e albanologut të shquar, Robert Elsie. Si bashkëpunëtor dhe ndihmës i tij i ngushtë, Arturi kishte ndihmuar në regjistrimin e të folmeve të ndryshme të shqipes në të gjitha trojet shqiptare, të cilat po i studionte Roberti.

Falë ndihmës edhe të Arturit, Robert Elsie përgatiti dhe botoi shumë libra dhe studime të shumëanshme të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Arturi më pas e shoqëroi Robertin edhe jashtë vendit, në Gjermani dhe Holandë. Ndërsa në Holandë angazhohet si shofer në Ambasadën e Kosovës në Hagë që nga viti 2015.

Si njeri i mirë dhe dhe koleg i respektuar, Arturi do të mbetet pëherë i paharruar në kujtimet tona.

I dashur Artur, pusho i qetë! Do të të kujtojmë përherë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco