Deputeti i VV-së kritikon opozitën: Hajni bërtet, kapeni hajnin

Deputeti i VV-së kritikon opozitën: Hajni bërtet, kapeni hajnin

11:18, 17/06/2021
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka kritikuar opozitën e cila po e kritikon pozitën për kapje të shtetit.

Ai tha se kjo ndodh kur agjentët privat dirigjojnë vendimet e institucioneve drejt interesave private në dëm të popullatës.

”Këto muaj po dëgjoni si shpesh kapja e institucioneve, madje edhe sot në këtë kuvend, nuk është surprizë kjo sepse siç thotë populli: “Hajni bërtet kapeni hajnin”.
Shteti i kapur sipas përkufizimit ndodhë kur agjentët privat, koorporata ose jo dirigjojnë vendimet e institucioneve drejt interesave private në dëm të popullatës”, u deklarua Rrustemi.

Tutje ai tha se KQZ ka qenë e varur nga paaftësia dhe komprometimi i ish-kryetares Valdete Daka.

“KQZ kurrë nuk mbërriti të përmirësoj vetveten sepse ishte varur nga paaftësia dhe komprometimin I skajshëm e ish-kryetares, 10 vite aty e kam parë nga afër.
Kemi detyrën që ta ndërrojmë këtë praktikë që gjeneratat që vijnë ta drejtojnë vendin të çliruar nga kapja dhe varësia dhe do ta bëjmë këtë pa asnjë dyshim,” tha Rrustemi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco