Minatorët e Trepçës mbrëmë kanë mbetur të ngujuar në minierë

Minatorët e Trepçës mbrëmë kanë mbetur të ngujuar në minierë

10:53, 17/06/2021

Ndërrimi i dytë në minierën e Trepçës e përfundon orarin e punës në ora 22:00 ndërsa nga porta dalin në ora 22:30.

Mirëpo mbrëmë minatorët e këtij ndërrimi kanë mbetur të ngujuar më gjatë, deri rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Sipas informacioneve, kjo ka ndodhur për shkak të prishjes së ashensorit i cili është i destinuar për barjten e minatorëve.

Ramadan Arifi kudjestar i Minierës së Trepçës e ka konfirmuar për Reporteri.net se lifti është prishur dhe thotë se ende nuk është ndrequr.

“Në ora 18:20 korpa është bërë defekt, koshi që i lëshon njerëzit në minierë dhe i nxjerr nalt. Është bërë defekt në rrymë, te aperatura e rrymës, çka është njoftuar drejtori i makinerisë. Punëtorët me një kosh tjetër të xehes kanë dale lart”, ka deklaruar ai për Reporterin.

I pyetur nëse punëtorët kanë pritur orë të tëra pasi kanë përfunduar orarin për të dale lart, kujdestari i Trepçës e ka mohuar.

“Jo, jo, nuk kanë mbet shumë, menjëherë që e kanë kryer ndërrimin, kur u hetu që është prish lifti, punëtorët janë dalë anën tjetër.

Arifi ka bërë të ditur se ndërrimi i tretë nuk ka hyrë fare në minierë pas prishjes së liftit.

Ai thotë se lifti nuk është ndrequr ende, por se elektricistat janë duke punuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco